U arrestua nga policia, klubi kolumbian i ofron mbështetje Guarin-it

U arrestua nga policia, klubi kolumbian i ofron mbështetje Guarin-it

22:30, 01/04/2021

Fredy Guarin ka qenë pjesë e një sherri të madh ditën e enjte.

Ish-lojtari i Interit dhe Portos, është arrestuar pas sherrit të ndodhur në Medellin.

Raportohet se ai është përleshur me babain dhe disa të afërm tjerë, por s’ka asgjë zyrtare. Sido që të jetë, pamjet tregojnë më së miri se ai ishte tejet i nervozuar dhe shihej edhe gjak në trupin e tij.

Tani, klubi kolumbian i Millonarios i ka dalë në mbrojtje lojtarit me anë të një postimi në faqen zyrtare, pasi raportohet se Guarin mund të ketë qenë në ndikim të alkoolit.

 

 “Klubi ynë është thellësisht i trishtuar për atë që i ndodhi Guarin ditën e sotme. I japim mbështetjen tonë të plotë familjes së lojtarit. Do të jemi në krah të tij, në mënyrë që ai të marrë ndihmën profesionale që mund ta nxjerrë nga ky moment kritik. Guarin i ka dhënë shumë futbollit dhe do e falënderojmë gjithmonë për dashurinë që ka treguar për Millonarios. Forca Fredy”.

Image

Guarin zgjodhi të kthehet në Kolumbi në muajin janar. Mesfushori i njohur firmosi me Millonarios, duke u rikthyer në vendlindje pas plot 17 viteve të kaluara në jashtë vendit të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco