Strakosha: E dinim që San Marino do qëndronte mbrapa

Strakosha: E dinim që San Marino do qëndronte mbrapa

23:12, 31/03/2021

Thomas Strakosha është shprehur se e te Shqipëria e dinin se do të ishte ndeshje, ku kundërshtari qëndron prapa.

Pas ndeshjes së fituar 2-0 në San Marino, për mikrofonat e “RTSH”, portieri kuqezi u shpreh: “Është një privilegj që të luash me Kombëtaren. Këto janë ndeshje që duhen fituar me patjetër. Deri sa të shënojmë e dimë që do të rrezikojmë pak. Nga ana fizike, jemi mirë.

Ata qëndronin të gjithë mbrapa dhe e dinim këtë. Ne jemi kundërshtari i vetvetes. Kemi lojtarë me vlera. E dimë që Anglia është e fortë, por kanë kualitete edhe Hungaria me Poloninë. Shpresojmë të kapim vendin e dytë.

Te Lazio e ka në dorë trajneri, duhet të respektoj vendimet e tij. Unë jam i qetë”, tha Strakosha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco