I hapi rrugën fitores së kuqezinjve, Manaj: Ata ishin 7 lojtarë pas topit

I hapi rrugën fitores së kuqezinjve, Manaj: Ata ishin 7 lojtarë pas topit

22:56, 31/03/2021

Rei Manaj shënoi golin e parë në fitoren 0-2 që Kombëtarja arriti në transfertë ndaj San Marinos.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, lushnjari u shpreh: “Në pjesën e parë ishin më të freskët, ishin 7 lojtarë mbas topit, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Me Roshin dhe Uzunin gjetëm hapësira, dhe arritëm të shënonim.

Këto 2 ndeshje ishin për të fituar. Ndeshjet e Kombëtares, nuk janë aq të lehta sa mund t’i shohin njerëzit edhe pse luajtëm me Andorrën dhe San Marinon. Me Anglinë mund të kishim bërë më mirë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën në “Wembley”.

Mund të luanim më mirë, por arritëm objektivin tonë që morëm 6 pikë, tani do të përqendrohemi te Hungaria dhe Polonia, që janë rivalët tanë”, u shpreh Manaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco