VIDEO/ Shqipëria bën me vështirësi detyrën ndaj San Marino-s

VIDEO/ Shqipëria bën me vështirësi detyrën ndaj San Marino-s

22:43, 31/03/2021

Shqipëria ka lënë pas zhgënjimin në ndeshjen me Anglinë. Kuqezinjtë tanë kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 kundër San Marinos  në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Djemtë e Edi Rejës vuajtën jo pak gjatë 90 minutave, duke nxjerrë në pah problemet që ka skuadra. Mirëpo për fat të mirë, goli Manajt në minutën e 63-të dhe ai i Uzunit në minutën e 85-të i dhanë fitoren kombëtares shqiptare.

Shqipëria tashmë u ngjit në vendin e 3-të me 6 pikë, ndërsa San Marino mban vendin e fundit me zero pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco