Kosova...megjithatë dhuroi pak spektakël, por humbi nga Spanja

Kosova...megjithatë dhuroi pak spektakël, por humbi nga Spanja

22:42, 31/03/2021

Ka mbaruar gjithçka në stadiumin 'La Cartuja' të Sevillas.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës mbaroi me rezultat 3 me 1 në të mirë të shtetit spanjoll, shkruan Syri Kosova.

Fillimisht shënoi një gol të bukur Dani Olmo në minutën e 34’ dhe më pas edhe sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres, në minutën e 36’.

Më pas, kur portieri doli nga fusha, ishte Besar Halimi ai që dhuroi spektakël me një super gol të shënuar nga 40 metra, në minutën e 69-të.

Ky gëzim na mbeti në fyt pasi Spanja në minutën e 75 shënoi golin e fundit për këtë ndeshje nga Gerard Moreno.

Sido që të jetë, fitorja morale e Kosovës në këtë lojë qëndron te fakti që Spanja u detyra ta pranojë Kosovën si secilin shtet tjetër që është pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco