Kosova i reziston Spanjës 34 minuta, pranon dy gola të shpejtë

Kosova i reziston Spanjës 34 minuta, pranon dy gola të shpejtë

21:25, 31/03/2021

Spanja i ka shënuar dy gola të shpejtë Kosovës në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që po zhvillohet në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Rezistimi i Dardanëve zgjati vetëm 34 minuta.

Fillimisht shënoi një gol të bukur Dani Olmo në minutën e 34’ dhe më pas edhe sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres, në minutën e 36’.

Para ndeshjes pati shumë diskutime nëse do të intonohet himni i Kosovës në Sevija të Spanjës, vend i cili nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Megjithatë spanjollët intonuan himnin e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco