Kosova përballë Spanjës, nis ndeshja 'historike' në Estadio La Cartuja

Kosova përballë Spanjës, nis ndeshja 'historike' në Estadio La Cartuja

20:51, 31/03/2021

Tashmë ka startuar ndeshja në mes të Kosovës dhe Spanjës, lojë kjo e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në “Estadio La Cartuja de Sevilla” Spanja e ka pritur Kosovën në takimin e parë mes tyre. 

Kosova dhe Spanja bëjnë pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2022.

Ajo çfarë u vërejt ishte intonimi i himnit të Kosovës në truallin e Spanjës, një nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm të madh, sidomos në Kosovë, kur dihet se pikërisht Spanja ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Derisa Kosova ka shkuar në Spanjë pas një humbje nga Suedia në 'Fadil Vokrri' me rezultat 3 me 0 për suedezët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco