Tensione para ndeshjes, ja momenti kur tentohet të hiqet nga stadiumi flamuri i Kosovës

Tensione para ndeshjes, ja momenti kur tentohet të hiqet nga stadiumi flamuri i Kosovës

20:44, 31/03/2021

Tensione pak minuta para sfidës mes Spanjës dhe Kosovës që do të zhvillohet në La Cartuja të Sevillës.

Policia deshën ta largojnë flamurin nga stadiumi.

Numri një i Dardanëve, Lulzim Berisha, ishte ai që insistoi dhe nuk e dorëzoi flamurin.

Tani, Buzhala ka publikuar momentin e gjithë ngjarjes që ndodhi pak para ndeshjes, derisa ka shkruar: “Sapo e korrëm fitorën e parë, ama jo në fushë por në stadium. Erdhën autoritetet e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe kërkuan prej nesh me e heq flamurin e Kosovës, sepse sipas tyre nuk lejohet. Dardanët, pra ne, në këtë rast të udhëhequr nga kryetari Luli Berisha, nuk e lejuam një gjë të tillë. Në këtë video mund ta ndiqni një pjesë të polemikës. Kjo vazhdoi edhe më pas. Në fund thanë: Në rregull, mbajeni”, shkroi Buzhala në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco