De Laurentiis përgatit revolucionin, gati të marrë dyshen Tare-Inzaghi

De Laurentiis përgatit revolucionin, gati të marrë dyshen Tare-Inzaghi

20:21, 31/03/2021

Napoli po mendon të bëjë një revolucion përpara fillimit të sezonit të ardhshëm. Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare dhe trajneri Simone Inzaghi mund të rekrutohen për sipërmarrjen e re.

Disa media italiane kanë raportuar më parë se Gennaro Gattuso do të largohet nga Napoli pas përfundimit të sezonit.

Vincenzo Italiano, Ivan Juric, Massimiliano Allegri dhe Luciano Spalletti janë përfolur si zëevendësues të tij tek Napoli.

Por sipas Radio Kiss Kiss, është trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, i cili është zgjedhja e parë e Napolit si pasues i Gattusos.

Napoli gjithashtu mund të ndërpresë bashkëpunimin me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli dhe rast se diçka e tillë ndodhë, Presidenti Aurelio De Laurentiis preferon Igli Taren si zëvedësues.

Tare ka bërë një punë solide si drejtor sportiv në Lazio dhe ka qenë më parë i k nga Milani, ndër të tjera.

Sipas raporteve, De Laurentiis po planifikon një "revolucion" për sezonin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco