Sokoli: Ndeshje shumë e vështirë, por pres barazim

Sokoli: Ndeshje shumë e vështirë, por pres barazim

20:03, 31/03/2021

Kosova do të jetë mysafir i Spanjës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror Katar 2022.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje ka vendosur të bëjë ndryshime edhe në skemë, duke luajtur me pesë mbrojtës, ndryshe nga takimi me Suedinë.

Profesori universitar, njëkohësisht eksperti i futbollit, Bylbyl Sokoli në një prononcim për Syri.net Kosova, e sheh këtë ndeshje mjaft të vështirë, pasi thotë se Spanja është një kundërshtare shumë i fortë.

“Një ndeshje e vështirë, Spanja një kundërshtare shumë e fortë dhe favorit në këtë takim...” tha ai.

Tutje Sokoli thotë se pret një barazim në këtë ndeshje, derisa shprehet optimist për paraqitjen e djelmoshave.

“Nuk do të dorzohen djelmoshat tanë dhe do të kemi një paraqitje dinjitoze dhe rezultat të favorshëm...Pres një barazim në këtë takim”, deklaron Sokoli për Syri.net.

Në këtë takim nga minuta e parë në portë do të jetë Samir Ujkani.

Mbrojtja rreshtohet me  Mërgim Vojvodën, Fidal Alitin, Ibrahim Dresevic, Florent Hadërgjonaj dhe Benjamin Kololli.Në anën tjetër mesfusha i është besuar Besar Halimit dhe Hekuran Kryeziut.

Në sulm do të luajnë Vedat Muriqit, që do të përkrahet Milot Rashica dhe Bersant Celina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco