Challandes: Spanja? Do të luajmë ndaj një ekipi të madh, por kemi ardhur për rezultat pozitiv

Challandes: Spanja? Do të luajmë ndaj një ekipi të madh, por kemi ardhur për rezultat pozitiv

21:44, 30/03/2021

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Spanjës ka thënë se Kosova do të dalë e motivuar në këtë ndeshje për shkak të rëndësisë së kundërshtarit dhe lojtarëve që ka përpara.

“Pas humbjes ndaj Suedisë, e dimë që nuk do të jetë lehtë as ndaj Spanjës. Do të jetë nder të luajmë ndaj një ekipi kaq të madh, do të jetë ndeshje e vështirë për ne.I kam parë ndeshjet e Spanjës. Këtu jemi për rezultat të mirë, por për të arritur këtë duhet të shënojmë. Sa i përket Enriques, unë nuk mund të flasë për taktikat e tij, por e di që ai ka shumë opsione për ndeshjen ndaj nesh. Unë jam duke menaxhuar Kosovën dhe problemi im i vetëm është ta bëj këtë sa më mirë ndaj Spanjës”.

“Shikoni, unë jam tekniku i Kosovës dhe nuk flas për politikë. Jam trajner futbolli. Ne jemi Kosova dhe luajmë kundër Spanjës. Detyra ime është të përgatis lojtarët për këtë ndeshje. Nuk do të jetë lehtë. Por, do të mundohemi të gjejmë situata për të vënë Spanjën në vështirësi. Ne luajmë futboll ofanziv, sipas filozofisë që kemi. Por kësaj radhe duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në mbrojtje. Shpresojmë të shënojmë,”ka thënë Challandes.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit nëse sjellja e mediave spanjolle mund të shërbejë si një motivim shtesë për Kosovën, Challandes iu përgjigj kështu:

“Ne natyrisht nuk jemi të kënaqur kur po shohim gjëra të tilla nga mediat spanjolle. Na jep natyrisht motivim. Por kjo gjë vjen edhe natyrshëm, pasi që duhet bërë lojë të madhe ndaj lojtarëve të mëdhenjë. Kjo është edhe sfidë e madhe.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco