Juventus në kontakt me Bayern Munich për mesfushorin francez

Juventus në kontakt me Bayern Munich për mesfushorin francez

21:19, 30/03/2021

E ardhmja e Corentin Tolisso është gjithnjë e më larg Bayern Munchen. Kampioni i Botës me Francën pësoi disa dëmtime, që e detyruan të qëndronte jashtë fushave të lojës. Dëmtimi i fundit ndodhi shkurtin e kaluar, që e detyroi t'i nënshtrohej një operacioni dhe për këtë arsye të tërhiqej deri në fund të sezonit.

Sipas informacioneve nga “Calcio Mercato”, Juventus dhe klubi bavarez janë në kontakt. Kështu, Zonja e Vjetër, do të transferonte një lojtar për të cilin ka patur interes në 2017. Kampionët e Italisë janë optimistë sepse kanë marrëdhënie të mira me Bayern Munchen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco