Kualifikueset e Botërorit/ Qipro bën surprizën, Serbia mund Azerbajxhanin

Kualifikueset e Botërorit/ Qipro bën surprizën, Serbia mund Azerbajxhanin

20:20, 30/03/2021

Java e tretë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2022 në zonën e Evropës filloi këtë të martë në orën 18:00. Kundër Qipros, Sllovenia e Josip Ilicic shpresonte të shfrytëzonte rastin për të kapur kryesuesit e Grupit H, Rusinë. Në fund, Qipriotët fituan 1-0 falë një goli të Ioannis Pittas ( 42-të) në fund të pjesë së parë. Qipro merr vendin e 2-të në grup, 2 pikë pas Rusisë.

Në Grupin A, Serbia fitoi 2-1 ndaj Azerbajxhanit, duke u shkëputur me 3 pika nga Portugalia, e cila luan sonte në mbrëmje ndaj Lukemburkut. Gjithçka nisi mirë me golin e Aleksandar Mitrovic në minutën e 16-të. Azerbajxhani barazoi në pjesën e dytë, pas penalltisë së ekzekutuar saktë nga Emin Makhmudov ( 59-t). Në fund, Serbia fitoi 2-1 falë golit të dytë nga Aleksandar Mitrovic (81). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco