Shpresat humbin testin e dytë, mposhten nga Bylis

Shpresat humbin testin e dytë, mposhten nga Bylis

18:55, 30/03/2021

Shpresat e Shqipërisë u mundën me rezultatin 1-0 nga Bylis, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në “Selman Stermasi”.

Pas fitores 3-0 kundër Tiranës pak ditë më parë, ekipi kuqezinjve zhvilloi sot një test tjetër në miqësoren përballë Bylisit. Goli për ballshiotët u shënua nga sulmuesi Antoni Bej, i cili arriti të ekzekutonte saktësisht një 11-metërsh.

Vlen për tu theksuar dhe penalltia e humbur në pjesën e parë nga sulmuesi Ernest Muçi, e cila u prit nga portieri i Bylisit, Pano Qirko. Kujtojmë se Muçi dhe Qirko kanë qenë shokë skuadre sezonin e kaluar, teska kanë luajtur të dy për ekipin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco