Hysaj: Jemi gati për San Marinon, ftesa në Kombëtare privilegj

Hysaj: Jemi gati për San Marinon, ftesa në Kombëtare privilegj

18:01, 30/03/2021

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj ishte krah trajnerit Edi Reja në konferencën për shtyp, në prag të sfidës ndaj San Marinos, e cila do të luhet ditën e nesërme. Në fjalët e tij, futbollisti shkodran ka thënë:

 “Humbja ndaj Anglisë nuk na bëri shumë përshtypje në anën e moralit, sepse e dinim që ishte një kundërshtar shumë i vështirë. Jemi gati për këtë ndeshje, e kemi harruar humbjen. Me San Marinon dhe Andorrën janë dy ndeshjet më të rëndësishme, me Anglinë donim një mrekulli. Do jetë një ndeshej si ndaj Andorrës, janë një ekip që rri në mbrojtje shumë. Kemi provuar disa tentativa, për të gjetur më shumë hapësira për ndeshjen me San Marinon. Unë do jem gjithmonë i njëjti lojtar. Është një modul, që trajneri e përdor. Mund të jetë më shumë sulmues sesa mbrojtës. Nëse luaj aty, mund të bëj shumë mirë dhe shpresoj t’ia dalim.

Ndihem mirë për këtë ndeshje. Është bukur të jesh kapiten, por që në momentin që merr ftesën, e quan veten kapiten, pasi Kombëtarja është diçka e rëndësishme. Andorra dhe San Marino janë ndeshjet që nuk duhet të lëmë pikë. Me Anglinë ishte ndeshje shume bukur. Kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam, duhet të shfrytëzojmë ndaj San Marinos. Për ta bërë ndeshjen më të lehtë, duhet të jemi më të kujdesshëm se me Anglinë. Janë ndeshje që në letër duken të lehta, por nuk është ashtu. Duhet të krijojmë mundësi për të ecur përpara. Luajmë vetëm për 3 pikët ndaj San Marinos. Kemi një skuadër shumë të mirë me një trajner të shkëlqyer.”, tha Hysaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco