'Nuk e nënvlerësojmë San Marinon', flet Reja: Ja çfarë ndodhi me Kamberin

'Nuk e nënvlerësojmë San Marinon', flet Reja: Ja çfarë ndodhi me Kamberin

17:52, 30/03/2021

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me San Marinon, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Tekniku italian, foli edhe për çështjen Kamberi, ku mohoi lajmin se ai është larguar nga grumbullimi për shkak të mosaktivizimit ndaj Anglisë.

KAMBERI– Më vjen keq që qarkullojnë lajme të tilla. Nuk ka një çështje Kamberi në Kombëtare. I është nënshtruar analizave të ekografisë, nuk kishte gjë aty, por lojtari ka thënë se ndjente dhimbje. Nuk mund ta aktivizonim ndaj Anglisë, pasi kishte dhimbje. Lojtari është këtu me ne dhe do të kthehet te klubi, pasi nuk është në gjendje të luajë. Kam mundësi zgjedhje dhe do të luajnë lojtarët që janë gati. Nëse një lojtar nuk është gati, nuk mund ta vendos në presion dhe t’i hap probleme.

 

ATMOSFERA– Pas një humbje është gjithmonë njësoj. Mund të them se bëmë një ndeshje të mirë ndaj një rivali si Anglia. Luajtëm mirë në mbrojte. Nuk dolëm dot në lojën tonë, siç donim, pasi ishim përgatitur, ndryshe, për t’i kapur në kundërsulme. Anglia nuk është se bëri ndonjë gjë të madhe, por siç e dimë, kanë lojtarë me kualitete dhe e zgjidhin ndeshjen.

 

LOJTARËT– Të gjithë i kanë mundësitë për të luajtur, por mund të them se nuk kemi pasur mundësinë ditën e djeshme t’i shikoj lojtarët në stërvitje. Sot kam stërvitjen e plotë. Kam 23 lojtarë, në të cilët mund të mbështetem. Do flas edhe me doktorin për të parë gjendjen e lojtarëve. Nuk do bëj eksperimente.

 

PORTA– Strakosha do të jetë në portë nesër. E kam thënë edhe më parë, ku luan Berisha është ai titullar, në të kundërt shiritin e mban Hysaj. Për portën kam dy lojtarë të shkëlqyer dhe në formë, të bëjnë të vështirë zgjedhjen.

 

San Marino është një skuadër e organizuar, nuk i nënvlerësojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë mendoj se kemi shumë zgjidhje dhe mund t’iu them se në fushë do të futen lojtarët që janë më në formë. Modulin do e vendosim duke u bazuar te lojtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco