Haaland i kërkon largimin drejtuesve të Dortmund-it, sulmuesi blen shtëpi në...

Haaland i kërkon largimin drejtuesve të Dortmund-it, sulmuesi blen shtëpi në...

17:01, 30/03/2021

E ardhmja e Erling Haaland është ende një enigmë. Ajo që është e sigurt është se futbollisti, siç raportohet nga “Mundo Deportivo” , i ka komunikuar dëshirën e tij Borussia Dortmund, domethënë të largohet nga klubi verdhezi në verë. Në pol është Real Madrid, të cilët e kanë ndjekur norvegjezin prej disa kohësh. Vlerësimi prej 180 milionësh i frikëson gjithashtu klubet e famshme si Barcelona apo Manchester City.

E ardhmja e tij, megjithatë, mund të jetë në Spanjë dhe një e dhënë vjen nga blerja e pasurive të patundshme të sulmuesit të Dortmund. Haaland në fakt, siç zbulon “Deportes Cuatro”, ka blerë një shtëpi në Marbella. Një blerje e konfirmuar gjithashtu nga kryetari i bashkisë së Marbella, të cilit Haaland i dha fanellën e tij si dhuratë. Ndoshta, blerja e një shtëpie në një shtet tjetër, nga një person i pasur si Haaland nuk do të thotë shumë, por një shenjë është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco