'Kam humbur shumë të afërm në luftë', Samir Ujkani për Marca: Luajta për Shqipërinë se është vendi im

'Kam humbur shumë të afërm në luftë', Samir Ujkani për Marca: Luajta për Shqipërinë se është vendi im

16:25, 30/03/2021

Përfaqësuesja e Kosovës luan të mërkurën ndaj Spanjës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në prag të kësaj sfide, kapiteni dhe portieri i “Dardanëve”, Samir Ujkani ka dhënë një intervistë për median prestigjioze spanjolle “Marca”, ku ka folur për shumë gjëra, teksa nuk ka nguruar të tregojë dhe historinë e luftës së Kosovës.

 “Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjidhja të luaja për kombëtaren belge. Zgjodha të luaja për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luaja për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëja gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

Portieri i cili është pjesë e Torinës, u tregoi spanjollëve, se sa anëtarë të familjes i ka humbur gjatë luftës në Kosovë:

 “Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj. Me pak fjalë, ato janë histori të vështira që ndodhën gjatë luftës. Ne humbëm gjithçka, sepse të gjitha shtëpitë në fshat u shkatërruan, u dogjën. Familja ime duhej të fillonte nga e para”, vazhdoi kapiteni i Kosovës.

Si shpëtoi babai juaj?

Para luftës babai im u akuzua për diçka që nuk e bëri kurrë. Unë kisha një punë të mirë, por të gjithë njerëzit që kishin punë të mirë u morën. Për fat të mirë ishte një gjykatës serb i cili ishte një person i mirë dhe i tha: “Arratisu, sepse ajo që vjen është luftë”. Ne ishim aq me fat dhe ai e dëgjoi. Një vit më vonë lufta ishte një ferr.

Tashmë ishim në Belgjikë. Por shumë të afërm nuk donin të largoheshin, sepse kjo do të thoshte të linin pas gjithçka për të cilën kishin luftuar në jetën e tyre: tokat, shtëpitë e tyre, familjen e tyre … Babai im tha që nuk i interesonte, se nuk do të rrezikonte gruaja dhe djemtë e tij”, tha mes të tjerash Ujkani.

 

  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco