Aguero do të largohet nga Manchester City pas 10 sezonesh

Aguero do të largohet nga Manchester City pas 10 sezonesh

22:16, 29/03/2021

Tashmë është zyrtare, Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Ka qenë vetë sulmuesi argjentinas, që ka zbuluar të ardhmen e tij, teksa nëpërmjet një letre të gjatë, ka komunikuar se në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e Guardiolës.

Nga fundi i sezonit të kaluar, sulmuesi argjentinas është kushtëzuar nga probleme të shumta për shkak të dëmtimeve dhe tashmë ka vendosur që të mbyllë aventurën me Cityn në fund të sezonit.

Aguero luan te City prej 10 sezonesh, teksa u transferua te “Qytetarët” në verën e vitit 2011, ku ka zhvilluar 271 ndeshje dhe ka shënuar 181 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco