'Dardanët' zbarkojnë në vendin i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës

'Dardanët' zbarkojnë në vendin i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës

20:39, 29/03/2021

Kombëtarja e Kosovës tashmë ka arritur në Spanjë. 

“Dardanët” do të përballen me ta të mërkurën në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ekspedita e Kosovës para pak minutave ka “zbarkuar” në Spanjë dhe do të fillojnë përgatitjet për duelin e fundit për këtë muaj.

Dje, “Dardanët” humbën me rezultat 0:3 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa synojnë të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj ish-kampiones së botës, Spanjës.

Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e fundit në grupin B me 0 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Suedia e udhëheq grupin me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër sosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco