Goditje e rëndë për Romën dhe kombëtaren shqiptare, Marash Kumbulla humbet sezonin

Goditje e rëndë për Romën dhe kombëtaren shqiptare, Marash Kumbulla humbet sezonin

17:44, 29/03/2021

Goditje e rëndë për Kombëtaren dhe Romën. Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim në menisk gjatë grumbullimit me Shqipërinë dhe do të mbetet jashtë fushave të blerta për tre muaj.

21-vjeçari ka humbur kështu sezonin. Ai pësoi një dëmtim në gju në fund të ndeshjes kundër Andorrës teksa mediat italiane raportojnë që pas ekzaminimeve të sotme, është zbuluar dëmtimi serioz, që do ta mbajë jashtë fushave shqiptarin për afro 3 muaj.

Vlen të theksohet se Roma ende po garon në Europa League, ku do të përballet me Ajaks në çerekfinale javën e ardhshme dhe Fonseka shpresonte të rikuperonte sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco