ZYRTARE: Lewandowski mungon ndaj Anglisë

ZYRTARE: Lewandowski mungon ndaj Anglisë

12:45, 29/03/2021

Federata e Futbollit të Polonisë, ka konfirmuar se Robert Leëandoëski do të mungojë në përballjen ndaj Anglisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Qatar 2022”

“Robert Lewandowski nuk do të luaj në ndeshjen e të mërkurës kundër Anglisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatin Botëror”, deklaroi Federata.

“Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë zbuluar një dëmtim në ligamentin e djathtë. Meqenëse koha është e shkurtër për ndeshjen e ardhshme, përjashtohet mundësia që kapiteni të luaj në këtë ndeshje”, thuhet në reagimin zyrtar.

Pritet që Lewandowski të mungojë rreth dy javë dhe më pas të rifillojë stërvitjen me grupin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco