Pas fitores ndaj Kosovës, flet Ibrahimovic: Iu thashë shokëve të skuadrës që...

Pas fitores ndaj Kosovës, flet Ibrahimovic: Iu thashë shokëve të skuadrës që...

11:19, 29/03/2021

Zlatan Ibrahimovic ka folur pas fitores 3-0 ndaj Kosovës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret Kampionatin Botëror.

Ibrahimovic pas ndeshjes ka thënë se ishte një përballje e vështirë.

“Ndihesha shumë më mirë sot, është sikurse thashë: Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë njiheni me djemtë brenda dhe jashtë fushës. Sot, loja funksionoi mirë në përgjithësi”, ka thënë sulmuesi i Milanit.

“Ne pamë shumë sulme të bukura, ku krijuam shumë raste të mira. Ne patëm shanse të mira për të shënuar më shumë gola, por arritëm të fitonim”.

“Ishte një ndeshje e mirë dhe e vështirë. Unë u kam thënë shokëve të skuadrës që nuk kam nevojë të shënoj gola. Do t’ju ndihmoj të shënoni gola në mënyrë që të afroheni me rekordin tim”, ka përfunduar Ibrahimovic në formë shakaje.

Suedia është kryesuese e Grupit B me gjashtë pikë, Spanja me katër, Greqia me një, Kosova dhe Gjeorgjia ende pa pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco