Trajneri i Spanjës, Enrique: Jam shumë i shqetësuar për ndeshjen kundër Kosovës

Trajneri i Spanjës, Enrique: Jam shumë i shqetësuar për ndeshjen kundër Kosovës

09:33, 29/03/2021

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ndihet i shqetësuar për ndeshjen e ardhshme atë kundër Kosovës e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Pasi barazoi me Greqinë në ndeshjen hapëse në Grupin B, u duk sikur Spanja do ta përjetonte edhe një barazim tjetër zhgënjyese pas rezultati i ndeshjes në kohën shtesë ishte i barabartë 1-1.

Por mesfushori i RB Leipzig, Dani Olmo, e shpëtoi skuadrën e Enriques duke e mposhtur portierin Giorgi Loria me një goditje të fuqishme nga distanca për t’i fituar 3 pikë të plota furisë së kuqe. Enrique nënvizoi se Spanja e tij po ka më shumë vështirësi ndaj kombëtareve më të vogla sesa ndaj atyre të mëdha.

“Jam shumë i shqetësuar për ndeshjen me Kosovën, shumë i shqetësuar. Nëse na mungon freskia dhe kondicioni fizik…por Spanja nuk guxon të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Ne po vuajmë më shumë kundër këtyre ekipeve se kundër Zvicrës apo Gjermanisë. Jam më shumë se i shqetësuar për ndeshjen e fundit kundër Kosovës”, tha Enrique. 

Kosova do të përballet me Spanjën të mërkurën në Sevillë, në kërkim të pikëve të para në grup pas humbjes së thellë 3-0 kundër Suedisë të dielën mbrëma në Prishtinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco