Materazzi ‘thumbon’ Pavel Nedved, në debat përfshihet edhe djali i ish-mesfushorit të Juve-s

Materazzi ‘thumbon’ Pavel Nedved, në debat përfshihet edhe djali i ish-mesfushorit të Juve-s

18:18, 25/03/2021

Një debat në distancë ka ndodhur në Itali, ku protagonist janë bërë ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi dhe ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved.

Nedved thumboi Interit para disa ditësh duke ju kujtuar zikaltërve 9 titujt e Seria A të fituara radhazi nga Juventusi duke u shprehur me fjalët : “Djali im ishte në shkollë të mesme dhe tani drejton një makinë dhe është në universitet, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi fituar 9 tituj kampion të Seria A”.

Por nuk ka vonuar përgjigja e ish-mbrojtësit të Interit, Materaci,  i cili ka kujtuar çekut, kupën e botës të fituar me Italinë në 2006 dhe Ligën e kampionëve të fituar me Interin në vitin 2010:  “Pavel … ne të gjithë dëshirojmë që djali juaj të jetë në gjendje të shohë Juventusin të fitoje Ligën e Kampionëve para se të përfundojë studimet, ai e meriton atë. Fëmijët e mi kanë pare Champions-in  dhe Kupën e Botës të fitohet nga babi i tyre. Në atë kohë ata mbaruan kopshtin dhe shkollën fillore”, e mbylli fjalën e tij Marko Materazzi.

Por nuk ka mbaruar këtu, pasi në debat është përfshirë edhe djali i Pavel Nedved, i cili shpjegoi pozicionin e tij, duke u shprehur:

“Unë përgjigjem një herë e përgjithmonë: sinqerisht, nuk ndihem veçanërisht i prekur nga fjalët e Marco-s, por nga arsyeja e thjeshtë se teksa ne flasim për çështjet aktuale ai vazhdon t'u referohet ngjarjeve që kanë ndodhur më shumë se 18 vjet më parë, megjithëse me shumë vlerë. Atëherë nuk e di se përse ai u ndie i sfiduar pasi fjalët e thëna nga babai im janë fakte , asgjë nuk u shpik. Duke thënë këtë, duhet gjithashtu të thuhet se ka nga ata që janë të kënaqur me vetëm një trofe çdo dekadë dhe nga ata që për 10 vjet kanë fituar 18 trofe dhe janë ende të uritur.

“Mund të më shpjegoj dikush se çfarë ka të bëjë Kupa e Botës 2006 me Interin ”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco