Ndarja nga jeta e futbollistit 19-vjeçar të Lazio-s, Etienne Tare mesazh ngushëllimi për shokun e tij

Ndarja nga jeta e futbollistit 19-vjeçar të Lazio-s, Etienne Tare mesazh ngushëllimi për shokun e tij

17:51, 25/03/2021

Një lajm tragjik trondit botën e futbollit në Itali. Daniel Guerini, mesfushori i skuadrës së Lazios U-19 u shua në një aksident automobilistik.

Së bashku me Guerinin te Primaverat e Lazios luante edhe djali i Igli Tare, Etienne, i cili shprehu dhimbjen për vdekjen e parakohshme të shokut të tij të skuadrës.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Etienne shkuan se Daniele ishte një djalë i shkëlqyer dhe ishte fat që e kishte njohur.

“Çfarë të them vëlla mund të kaloja edhe 1000 ditë duke shkruar për kohërat e bukura të kaluara me ty, por nuk do ta mbaroja kurrë. Ti u ktheve për të luajtur me mua pas 4 vitesh dhe tani u largove kaq shpejt, vetëm 19 vjeç.

Dua të të falënderoj për të gjitha kohërat e bukur të kaluara së bashku, për momentet kur më bëje për të qeshur edhe kur ndihesha shumë keq. Ishe gjithmonë i disponueshëm ishe një djalë i shkëlqyer dhe jam i lumtur që pata nderin të të njoh dhe të luaja së bashku me ty.

Tani mësoni se si të luani futboll atje lart. Engjëlli ynë do të jetë forca jonë dhe e di që do të na mbështesësh nga atje lart!

R.I.P GUERO përgjithmonë në zemrat tona”

Etiene gjithashtu postoi në “Story” disa momente me Danielen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco