Presidenti Meta nderon legjendën e Tiranës me titullin ‘Mjeshtër i Madh’

Presidenti Meta nderon legjendën e Tiranës me titullin ‘Mjeshtër i Madh’

17:11, 25/03/2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar ditën e sotme titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, të paharruarin e Tiranës, Lame Konomi.

Në vitet e lavdishme të Tironës së madhe, ‘60-’70, falë përkushtimit të tij të palodhur, klubi bardhë e blu fitoi trofe të panumërta jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll për femra e meshkuj, në qitje, atletikë, gjimnastikë, mundje dhe pingpong, arritje që e shndërruan Lame Konomin në një figurë shumë të dashur e të respektuar nga sportistë, trajnerë e mësues të edukimit fizik e sportiv.

Për të gjitha këto rezultate të shkëlqyera, ai me të drejtë u cilësua edhe “babai” i Klubit “Tirana”, pikërisht për kujdesin dhe vëmendjen “atërore”, që i dedikoi fanellës bardhë e blu, për t’i dhënë peshën, forcën, suksesin, krenarinë dhe vendin e nderit, që me meritë e ka fituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco