Challandes pas fitores: Duhet të ndryshojmë ndaj Suedisë, nuk jam i kënaqur me...

Challandes pas fitores: Duhet të ndryshojmë ndaj Suedisë, nuk jam i kënaqur me...

22:50, 24/03/2021

Kosova ka fituar me rezultat 4-0 në miqësore ndaj Lituanisë.

Pas ndeshjes, në një deklaratë të shkurtër ka folur edhe trajneri Bernard Challandes:

”Unë mendoj se duhet të fillonim me një ndeshje të mirë, pas një periudhe të keqe. Mendoj se kjo fitore është shumë e rëndësishme. Bëmë një lojë shumë interesante, ofensive, por nuk jam krejtësisht i kënaqur me mbrojtjen tonë, jo me mbrojtjen në veçanti”.

“I kemi dhënë shumë mundësi kundërshtarit për të shënuar. Duhet të gjejmë balancën, nëse mendojmë për Suedinë duhet të ndryshojmë në mbrojtje”.

“Në pjesën e parë kemi krijuar shumë raste të mira, na duhet më shumë efikasitet, sepse kur keni përballë një kundërshtarë më të fortë duhet t’i shfrytëzoni të gjitha rastet, pasi nuk do të keni shumë”.

I pyetur nëse mund të luajmë kështu ndaj Suedisë, ai tha: “Nuk mund të luajmë kundër Suedisë kështu, ata luajnë më shumë me topin. Duhet të bëjmë më shumë qartazi, sidomos në fazën e mbrojtjes. Ne kemi humbur gjithashtu disa topa të panevojshëm, herë-herë ishte më shumë tiki-taka, herë-herë loja shumë e qetë”.

“Kemi nevojë për të gjithë lojtarët, që të shënojmë gola. Raste patën të gjithë lojtarët, ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme”.

“Betim Fazliu nuk ka qenë komplet i gatshëm, ka pasur një lëndim me ekipin ku kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të Saint Gallen dhe është poashtu shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme”.

“Në përgjithësi ishte një ndeshje pozitive”, u shpreh Challandes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco