Sfida e parë për ‘Katar 2022’/ Kuqezinjtë mbërrijnë në Andorrë

Sfida e parë për ‘Katar 2022’/ Kuqezinjtë mbërrijnë në Andorrë

15:02, 24/03/2021

Kombëtarja shqiptare i dha fund përgatitjeve 2 ditore në Barcelonë, teksa ditën e sotme rreth orës 12:00 mbërriti në Andorrë, për sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kjo përballje është planifikuar të zhvillohet nesër në orën 20:45, ku kuqezinjtë e Rejës do të kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë këtë fushatë eliminatoresh.

Për sa i përket axhendës, në orën 17:30, në konferencë për shtyp do të dalë trajneri Edi Reja, i cili do të flasë për përballjen e nesërme, ndërkohë që në orën 18:00, do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e Andorrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco