Nedved mbron Pirlon: Do jetë 100% te Juventusi, ka gjithçka për t’u bërë një trajner i shkëlqyer

Nedved mbron Pirlon: Do jetë 100% te Juventusi, ka gjithçka për t’u bërë një trajner i shkëlqyer

14:52, 24/03/2021

Juventusi i Andrea Pirlos po kalon një moment të vështirë. Jashtë Championsit që në fazën e 1/8-ave dhe -10 pikë nga Interi kryesues në Serinë A, skuadra bardhezi të vetmen shpresë reale për ta mbyllur sezonin me trofe e ka në Kupën e Italisë, ku në finale do të përballet me Atalantën.

Me pak fjalë, një sezon shumë i komplikuar. Dhe në situata vështirësie, Pavel Nedved, në rolin e zëvendëspresidentit, vë pikat mbi “i” për tema të ndryshme.

“Pirlo është dhe do të jetë trajneri i Juventusit me 100%. Ne u lidhëm me një projekt me Andrean, duke i ditur vështirësitë që do të kishte. Donim të bënim diçka më shumë, por nuk ia dolëm, vështirësitë i kishim parashikuar. Kemi një të trajner të ri me një skuadër të rinuar. Jemi shumë të qetë, në rrugën që donim dhe nuk devijojmë nga kjo rrugë. Ai ka gjithçka për t’u bërë një trajner i shkëlqyer, edhe pse “i madh” zakonisht bëhesh pas 10, 15 apo 20 vitesh punë”, tha Nedved.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco