Hiqen kufizimet/ Real Madridi do ta luajë në shtëpi çerekfinalen e Championsit me Liverpoolin

Hiqen kufizimet/ Real Madridi do ta luajë në shtëpi çerekfinalen e Championsit me Liverpoolin

13:45, 24/03/2021

Duket se Reali i Madridit do ta luajë çerekfinalen e vajtjes së Champions League kundër Liverpoolit në stadiumin “Alfredo di Stefano” më 6 prill.

Tashmë është konfirmuar se kufizimet për fluturimet hyrëse nga Britania do të lehtësohen më datë 30 mars, në kohë për ndeshjen e 6 prillit në Madrid.

Një lajm i tillë do të thotë se sfida e vajtjes nuk do të spostohet në Budapest, siç ishte propozuar, por do të luhet në kryeqytetin spanjoll.

E njëjta gjë vlen edhe për Granadën, e cila do të mund ta presë në Spanjë çerekfinalen e vajtjes së Ligës së Europës kundër Manchester Unitedit më 8 prill. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco