Hapet palestra e re e Boksit dhe Muaythait në Gjakovë

Hapet palestra e re e Boksit dhe Muaythait në Gjakovë

11:26, 24/03/2021

Klubi Sport Center i themeluar që nga viti 2018, kësaj radhe vjen me dimension më të sofistikuar i cili përpos hapësirave, përmes trajnerëve të certifikuar do të punoj më shumë për të nxjerrë talentë të rinj.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha që investime të tilla janë investime në Rini. 

“Përmes sportit ju po i nxjerrni nga pasiviteti të rinjët. Aq më shumë që Gjakova ka traditë në zhvillimin e sporteve luftarake”.

Ndërkaq drejtoresha për Kulturë, Rini she Sport, Saranda Hyseni Maloku, tha që përpos angazhimit për të zhvilluar sportin, ky investim është edhe një hap dhe shembull i mirë i bizneseve, që përmes ligjit për Sponzorizim të përkrahin sportet.

Ky investim u mundësua nga Euroterm dhe Mendi P.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco