Sportisti amerikan përfshihet në një sherr masiv, shkak bëhet një femër

Sportisti amerikan përfshihet në një sherr masiv, shkak bëhet një femër

10:09, 24/03/2021

Sportisti i njohur amerikan, Chase Claypool, është përfshirë në një sherr masiv ditën e djeshme, ku gjithçka është filmuar nga kalimtarë të rastit. 

Ylli i futbollit amerikan, i cili luan me skuadrën e Pitsburg Stilers, ka qenë pjesë e një grupi djemsh, të cilët janë përfshirë në një sherr masiv me njëri-tjetrin.

Arsyeja e vërtetë e këtij sherri nuk dihet, por sipas asaj që raportojnë mediat vendase, shkak ka qenë një femër, ndaj të cilës ishin hedhur lekë brenda një lokali dhe kjo nuk është pritur mirë nga Claypool, i cili bashkë me miqtë e tij, kanë shpërthyer në grushte, shkelma dhe fyerje ndaj personave që ngacmonin vajzën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco