Ka arritur rezultate pozitive me Barçën, Laporta vendos për të ardhmen e Koeman

Ka arritur rezultate pozitive me Barçën, Laporta vendos për të ardhmen e Koeman

23:06, 23/03/2021

Pasditen e sotme ka patur një takim mes presidentit të ri të Barcelonës, Joan Laporta dhe trajnerit Ronald Koeman.

Të dy burrat biseduan në lidhje me të ardhmen e teknikut holandez, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me Barçën.

Flitej shumë për një largim të Koeman në fund të sezonit, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi Laporta i ka dhënë besim trajnerit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas “TV3”, rezultatet e shkëlqyera të marra nga trajneri holandez muajt e fundit e kanë bindur presidentin e Barcelonës, i cili i ka shprehur dëshirën për të vazhduar projektin me Koeman.

Aktualisht skuadra katalanse renditet e dyta në La Liga me 62 pikë të grumbullara, -4 pikë nga kryesuesit e Atletikos së Madridit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco