Fernando Santos flet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Fernando Santos flet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos

22:35, 23/03/2021

Thashethemet janë të shumta për Cristiano Ronaldon. Pas eliminimit të Juventusit nga Champions League, e ardhmja e tij në Torino u vu në pikëpyetje. Në veçanti u përmend një kthim tek Real Madrid . I pyetur në një konferencë shtyp në lidhje me këtë temë, Fernando Santos nuk mungoi të diskutojë për të ardhmen e yllit portugez, teksa i dha atij një sfidë në kombëtare.

"Nëse do më kërkoi këshilla për të ardhmen e tij, unë do të jem gjithmonë në dispozicionin. E njoh shumë mirë, e kam trajnuar që kur ishte 18 vjeç, me të kam një mardhënie të shkëlqyeshme, ne flasim shumë, por gjërat që themi qëndrojnë mes nesh. Me klubet, Cristiano, ka fituar gjithçka, pas Kampionatit Evropian 2016, atij i duhet vetëm të fitojë Kupën e Botës ” tha trajneri fitues i Euro 2016. Cristiano Ronaldo duhet ta vlerësojë sfidën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco