Berisha: Kemi kohë që nuk luajmë bashkë, për Challandes flasin rezultatet

Berisha: Kemi kohë që nuk luajmë bashkë, për Challandes flasin rezultatet

20:24, 23/03/2021

Në krah të trajnerit Bernard Challandes në konferencën e sotme për shtyp, u shfaq edhe një nga mesfushorët më me eksperiencë të Kosovës, Valon Berisha, i cili bëri thirrje për përqendrim maksimal edhe në miqësoren ndaj Lituanisë dhe foli me superlativa për punën e teknikut zviceran.

Sa e rëndësishme është sfida me Lituaninë?

Edhe për mua si futbollist është shumë me rëndësi kjo miqësore, pasi kemi kohë që nuk luajmë bashkë dhe duhet të shohim ku jemi, por edhe të marrim pak entuziazëm para eliminatoreve.

Juve jeni dakord me deklaratat e Behramit?

Kam pasur shumë trajnerë të mirë në karrierë dhe çdonjëri prej tyre është i veçantë në mënyrën e tij të punës. Në fund fare janë rezultatet ato që ia bëjnë biografinë. Diskutimi nuk shtrohet nëse është motivator apo i mirë taktikisht, pasi për gjithçka flasin rezultatet. Viti 2020 ka qenë i vështirë dhe nuk kemi pasur rezultatet e duhura, por me Challandes në krye ne jemi zhvilluar dhe kjo konfirmon për suksesin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco