Tek Lazio apo diku tjetër? Zbulohet e ardhmja e Vedat Muriqit

Tek Lazio apo diku tjetër? Zbulohet e ardhmja e Vedat Muriqit

19:59, 23/03/2021

Pas një sezoni zhgënjyes te Lazio, Vedat Muriqi, mund të largohet nga klubi italian edicionin tjetër.

Sulmuesi i Kosovës, i cili i kushtoi italianëve 18.5 milionë euro nuk duket se i ka justifikuar, me vetëm dy gola dhe një asistim në 25 ndeshje.

Nëse Lazio nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë do të ulen të ardhurat e tyre dhe Muriqi do të jetë i pari në listë që do të shitet.

Sipas mediave italiane, një kthim në Fenerbahce është në tavolinë. Nëse një skuadër nga Premierliga ofron shumën e plotë për Muriqin, ai mund të transferohet edhe në Angli.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco