Eric Garcia konfirmon largimin nga Manchester City në fund të sezonit

Eric Garcia konfirmon largimin nga Manchester City në fund të sezonit

18:32, 23/03/2021

Nuk mund të themi se ishte një sekret. Në fund të kontratës me Manchester City, Eric Garcia informoi publikun për vendimin e tij për të mos rinovuar. Ai do të largohet nga klubi anglez, ku mbërriti në 2018, me shumë mundësi, do t’i bashkohet Barçës.

“Unë e mora këtë vendim (për të mos rinovuar kontratën). Çfarë do të bëj më vonë, nuk e di, tani jam përqendruar te City dhe ekipi kombëtar ” shtoi mbrojtësi nga Las Rozas ku po merr pjesë në grumbullimin me Spanjën. Ai nuk dha asnjë të dhënë për atë që ndodhi më pas, por shtoi "se duke luajtur së bashku me Messin do ishte shumë e veçantë, siç mund të mendojë çdokush".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco