Challandes thotë se do të jetë i vështirë kualifikimin në Botërorin 2022

Challandes thotë se do të jetë i vështirë kualifikimin në Botërorin 2022

18:28, 23/03/2021

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, thotë se është shumë e vështirë kualifikimi në Botërorin 2022 në Katar, pasi ai e vlerëson se Kosova gjendet në një grup shumë të vështirë në eliminatore.

Kosova gjendet në Grupin B të eliminatoreve për Botërorin 2022 me Spanjën, Suedinë, Greqinë e Gjeorgjinë.

“Tash e nisim një kampanjë të re për Kampionatin Botëror dhe e kemi parasysh sa është e vështirë të kualifikohemi në këtë ngjarje, pasi e kemi një grup shumë të fortë. Nëse them tash se do të shkojmë në Katar, atëherë ndoshta do të qeshni me mua. Nëse them se nuk ka shpresa, do të thoni se nuk jam trajner i mirë. Është e qartë dhe e përsëriti, sepse gjithmonë them fjalët e njëjta. Unë kurrë nuk mendoj për rezultatet, por gjithmonë mendoj për përformancën dhe progresin. Të gjitha ndeshjet duhet t’i marrim për t’u zhvilluar, sepse jemi Kosova. Tani e nisim një kampanjë të re. Unë jam këtu për të zhvilluar dhe për të dërguar sa më lartë rezultatet e Kosovës. Vetëm nëse bëjmë progres, atëherë do të vijnë edhe rezultatet e mira. Gjatë tërë kohës duhet të vazhdojmë të zhvillohemi”, ka thënë Challandes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco