Suarez zgjedh më të mirën mes Haaland dhe Mbappe

Suarez zgjedh më të mirën mes Haaland dhe Mbappe

18:00, 23/03/2021

Luis Suarez arriti në kuotën e 500 golave ​​të shënuar në karrierë , me fanellën e Atletico Madrid, në sfidën me Alaves e vlefshme për kampionatin spanjoll. Në moshën 34 vjeç, uruguajani ka luajtur në të kaluarën me Ajax, Liverpool, Barcelona si dhe te kombëtarja. Por, për brezin e ri? I pyetur nëse preferon Erling Haaland , të Borussia Dortmund , apo Kylian Mbappe, të Paris Saint-Germain , sulmuesi nuk qëndroi indiferent dhe zgjodhi norvegjezin.

"Unë preferoj Haaland pak më shumë, por Mbappe është gjithashtu në nivel shumë të lartë. Ai është një lojtar i madh. Është në një nivel spektakolar dhe ka fuqi të admirueshme fizike. Është një nga numrat 9-sh më të mirë në botë dhe do të shënojë një epokë ", përfundoi Suarez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco