Kryetari i “Dardanëve” flet për arsyet e përjashtimit të Muricit, mohon se pati përleshje

Kryetari i “Dardanëve” flet për arsyet e përjashtimit të Muricit, mohon se pati përleshje

15:22, 23/03/2021

Kryetari i “Dardanëve”, Lul Berisha ka hedhur poshtë spekulimet se dyshja Arijanet Muric dhe Edon Zhegrova janë përleshur.

FFK së fundmi njoftoi se Muric është suspenduar për arsye disiplinore, derisa në mediat tona qarkulluan lajme se dyshja janë përleshur dhe që ishte vendimi i Bernard Challandes që portieri të përjashtohet.

Lidhur me këtë çështje, lajmi.net, ka kontaktuar kryetarin e tifozërisë, “Dardanët”, ky i fundit ka mohuar se ka pasur përleshje mes lojtarëve.

“Janë spekulime dhe si gjithmonë siç po ndodhin para ndeshjeve sepse nuk ka pasur as rrahje apo përleshje, apo çfarë po raportohet, kjo është turp i llojit të vet”.

“Definitivitisht nuk është duke funksionuar asgjë dhe paska njerëz që nuk do po e duan këtë shtet, edhe por të kishte qenë ashtu nuk është dashur ta sulmojnë Kombëtaren para ndeshjeve. I kemi dy lojë shumë të rëndësishme, nuk e di se ku po duan me dal këto media, me këto raportime, nuk e di ku munden me u kacafyt ata”.

“Arsyet dhe shkaqet janë krejt tjera disiplinore që Federata ka marrë masa ndaj Arijanet Muricit, por nëse do kishte ndodhur, atëherë masat do ishin për të dytë, jo vetëm për njërin. Këto raportime janë puro politike, kundër shtetësisë dhe Kombëtares së Kosovës”, deklaroi ai.

Pritet që në konferencën për media që nis në ora 18:00 të sqarohet e tëra situata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco