Gjasula i bindur: Nuk e përsërisim gabimin me Andorrën

Gjasula i bindur: Nuk e përsërisim gabimin me Andorrën

14:09, 23/03/2021

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, foli sot në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës, ku u shpreh optimist për 3 sfidat e muajit mars.

Edhe pse jo në 100 % të formës, futbollisti i cili aktivizohet te Hamburgu në Gjermani, premtoi se do të japë maksimumin me fanellën kuqezi.

Ndryshimet - Lojtarët janë të njëjtë, vetëm një apo dy janë të rinj. Për mua nuk ka ndryshuar shumë, fryma e grupit është e mirë.

Ndeshja e parë - Unë besoj që ne me paraqitjet e fundit i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po të luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen.

Gjendja - Nuk jam në 100 % nga fuqia, por ndihem gati për të ndihmuar, aq minuta sa do të më japë trajneri, do të jap maksimumin për skuadrën.

Grupi - Ndihet që po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. E kemi treguar në ndeshjet e fundit. Ishallah na ecën mbarë që ta vazhdojmë aty ku e lamë.

Pikët - Me thënë të drejtën unë personalisht nuk e kam menduar fare sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

Andorra - E bëmë njëherë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim ne 3 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco