Ky do jetë dueli Istogut me Marigona Hill i Ligës së Parë

Ky do jetë dueli Istogut me Marigona Hill i Ligës së Parë

13:14, 23/03/2021

Nga dita e martë deri të premten do të zhvillohen duelet e xhiros së 16-të në Ligën e Parë në basketboll. 

Dueli kryesor është ndërmjet Istogut dhe Marigona Hill Prishtinës, që do të transmetohet edhe në ArtMotion dhe Kujtesa. Istogasit kanë 13 fitore dhe dy humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore dhe gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante të enjten mbrëma.

Liderja RC Drita Cola që ka 14 fitore dhe një humbje do të sfidohet nga Prishtina e Re, që ka tri fitore dhe 12 humbje deri më tani. 

AS Prishtina do të takohet me Lipjanin. Skuadra prishtinase ka 11 fitore dhe tri humbje, derisa lipjanasit një fitore dhe 14 humbje.

Feronikeli do të përballet me New Basket, kurse Vushtrria me Megasports.

Liga e Parë - Java 16

E martë 
19:00 Feronikeli - NEW Basket

E mërkurë 
17:30 Prishtina e RE - RC Cola Drita

E enjte 
18:30 Istogu vs Marigona Hill Prishtina (ArtMotion/Kujtesa)
19:00 Vushtrria - Megasports

E premte 
19:30 AS Prishtina - Lipjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco