Vdes nga një sëmundje e rëndë ish-sulmuesi i Anglisë

Vdes nga një sëmundje e rëndë ish-sulmuesi i Anglisë

11:15, 23/03/2021

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 72-vjeçare ish-futbollisti i Anglisë, Frank Worthington, i cili humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve ’70, duke spikatur me talentin e tij.

Gjatë karrierës 24-vjeçare, Worthington është aktivizuar me Leiceterin, Hudersfield, Leeds United, Boltonin, etj., duke u konsideruar si George Best i lojtarëve punëtorë.

Image

Ish-sulmuesi numëron 8 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e “3 luanëve”, ndërkohë që në total në futbollin anglez realizoi 266 herë në 882 ndeshje.

Frank ishte një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve edhe për shkak të stilit të veshjes dhe jetës që bënte.

Në karrierën e tij ai luajti edhe në Suedi, SHBA dhe Afrikën e Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco