Talenti 20-vjeçar: Qava nga emocionet kur mora vesh se do të grumbullohem me kombëtaren

Talenti 20-vjeçar: Qava nga emocionet kur mora vesh se do të grumbullohem me kombëtaren

10:27, 23/03/2021

Talenti 20-vjeçar, Bryan Gil, ishte surpriza e trajnerit Luis Enrike, në listën e Spanjës, për ndeshjet e muajit mars.

Paraqitja fantastike me Eibarin, bindi trajnerin e iberikëve, që t’i japë një shans sulmuesit të majtë, i cili në gushtin e kaluar u huazua nga Sevilla tek Eibari, ku numëron 3 gola dhe 3 asiste.

Gil ka shpërthyer në lot nga emocionet kur e mori vesh që do të ishte pjesë e kombëtares spanjolle.

Kjo gjë është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili deklaroi: “Sapo mora vesh që do të grumbullohem me Spanjën nisa të qaja nga emocionet. Jam tepër entuziast që ndodhem këtu, shpresoj të më presin mirë lojtarët e tjerë dhe mezi po pres të debutoj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco