Itali-Turqi/ Ndeshja hapëse e Europianit do të luhet me tifozë

Itali-Turqi/ Ndeshja hapëse e Europianit do të luhet me tifozë

10:02, 23/03/2021

Pak ditë më parë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë theksoi se asnjë ndeshje e Euro 2020 që do të nisë në qershor nuk do të luhet pa tifozë.

Në këtë mënyrë edhe sfida hapëse mes Italisë dhe Turqisë me shumë gjasa do të ketë të pranishëm rreth 22 mijë tifozë.

Ndeshja është programuar të luhet më 11 qershor në “Olimpico” të Romës, stadium me një kapacitet prej 70634 tifozë dhe të gjithë shpresojnë që në shkallët e impiantit të njohur të ketë fansa të pranishëm.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka deklaruar në Coverciano se objektivi është që 30% e stadiumit të jetë i mbushur me tifozë (rreth 22 mijë).

Kreu i futbollit italian insiston prej një kohë të gjatë për rikthimin gradual të tifozëve në stadiume dhe është optimist në lidhje me këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco