Trajneri i Lituanisë: Kosova luan si Shqipëria, është kundërshtar serioz

Trajneri i Lituanisë: Kosova luan si Shqipëria, është kundërshtar serioz

09:36, 23/03/2021

Trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas, ka dhënë deklaratën e tij para ndeshjes miqësore ndaj Kosovës.

Kosova do të presë nesër Lituaninë në “Fadil Vokrri”, në një miqësore që do të jetë si test për të parë se në çfarë forme janë “Dardanët” para kualifikimeve për Kupën e Botës.

Urbanos e ka krahasuar Kosovën me Shqipërinë, duke theksuar se kanë stil të ngjashëm të lojës.

“Kosova ka histori të shkurtër në futboll, por ka ekip ambicioz që luan pothuajse si Shqipëria. Shoh ngjashmëri te këto dy ekipet. Kosova ka futbollistë që luajnë në ekipe të mira evropiane. Ata kanë arritur të nxjerrin rezultate të mira edhe ndaj rivalëve më të mirë se ata, prandaj na pret një kundërshtar mjaftë serioz”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco