Dybala: Tani më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar

Dybala: Tani më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar

22:05, 22/03/2021

Paulo Dybala, sulmuesi i Juventusit, komentoi situatën e ekipit në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Argjentinasi është kthyer nga dy muaj ndalesë të detyruar për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur atë jashtë që nga ndeshja kundër Sassuolo:

“Asgjë nuk do të më bënte më të lumtur sesa të isha në gjendje të ndihmoja ekipin në muajt e fundit … Vuajtjet janë të njëjta ose edhe më shumë kur nuk mund të jesh në fushë me shokët e tu të skuadrës.

Ka akoma dy muaj për të vazhduar luftën dhe tani më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar. Unë vazhdoj të stërvitem dhe mezi pres të kthehem së bashku me shokët e ekipit pas pushimit. Ne jemi Juve #FinoAllaFine”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco