Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland po punon fort që të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Unë mendoj vetëm për vetën time, të përmirësojë lojën time çdo ditë. Nuk duhet të flas për Messin dhe Ronaldon, ata janë lojtarët më të mirë në histori. Më duhet shumë punë që t’i arrij”, tha Haaland për gazetën “Dagbladet”.
20-vjeçari ishte ‘shënjestër’ e Juventusit në janarin e vitit 2020, por vendosi t’i bashkohet Borussia Dortmundit.
Këtë sezon Haaland ka realizuar 33 gola në 31 ndeshje, ndërsa ka shënuar 20 në Ligën e Kampionëve në vetëm 14 ndeshje të zhvilluar me Salzburgun dhe Dortmundin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: