Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit në Itali, Alesandro Nesta, është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së Frosinones, ekip ky që luan në Serinë B italiane.
Humbja me Leçen 0-3 në fundjavë i ka kushtuar stolin italianit, i cili ishte prej dy vitesh në krye të Frosinones.
Pozitat aspak të mira në mesin e tabelës dhe objektivi për tu ngjitur në Seria A këtë sezon, nuk kanë shkuar si pritej dhe 45-vjeçari ka ndërprere marrëdhëniet me klubin italian.
Ish-mbrojtësi luajti për 10 sezone me Milanin, duke fituar 2 Champions League.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: